Pijet e gazuara vrasin ngadalë? – Lajmi.net
Pijet e gazuara vrasin ngadalë?
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 9:45, 3 December 2017
Pijet e gazuara tashmë janë demonizuar nga zyrtarët e shëndetësisë për rolin e tyre në obesitet. Por një studim i ri sugjeron se konsumimi i pijeve të sheqerosura mund të nxisë norma të sëmundjeve pavarësisht prej problemeve shëndetësore që lidhen me obesitetin.

Arsyeja: pijet e gazuara të sheqerosura i inkurajojnë qelizat që të plaken më shpejtë dhe të replikohen më pak.

Studimi e hulumtoi ADN-në e konsumuesve të pijeve të gazuara dhe e zbuloi një lidhje të fortë mes pijeve të gazuara dhe plakjes së qelizave. Sa më shumë konsum të pijeve të sheqerosura që një pjesëmarrës i studimit kishte raportuar, aq më të shkurtra i kishte telomeret.

Telomeret janë skajet mbrojtëse të kromozomeve që i mbrojnë fillesat e ADN-së dhe e nxisin riprodhimin e qelizave. Sa më e shkurtër mbulesa e skajit, qeliza është më pak në gjendje të riprodhohet.

“Konsumi i rregullt i pijeve të gazuara të sheqerosura mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve, jo vetëm duke e sforcuar kontrollin e sheqernave nga metabolizmi i trupit, por edhe përmes plakjes së përshpejtuar qelizore të indeve,” paralajmëroi studiuesja Elissa Epel, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, në një deklaratë për shtyp.

“Është kritike për t’i kuptuar të dy faktorët dietikë që mund t’i shkurtojnë telomeret, si dhe faktorët dietikë që mund t’i zgjasin telomeret,” shpjegon autorja kryesore e studimit

Cindy Leung, studiuese e Qendrës universitare për Shëndetësi dhe Komunitet. “Këtu dukej se konsumi i vetëm i pijeve që kishte një lidhje të matshme negative me gjatësinë e telomereve ishte konsumi i pijeve të gazuara të sheqerosura”.

Tashmë të ndërlidhura me problemet e obesitetit, sindromën metabolike, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare, pijet e gazuara shumë shpejt po bëhen armiku numër një i zyrtarëve të shëndetit publik – duke frymëzuar pothuajse po aq kritika sa edhe cigaret dhe trans-yndyrat.Studimi – i cili u mbështet në mostrat e ADN-së nga më shumë se 5.000 persona të mbledhura si pjesë e Anketës Kombëtare të Ekzaminimit Shëndetësor dhe të Ushqyerit – u botua në revistën “American Journal of Public Health”. /Telegrafi/

 

Fjalët kyçe: Pijet e gazuara

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master Japan