Pijet e fuqishme natyrale që rikthejnë energjinë tuaj

Këto pije jo vetëm që janë shumë të shijshme por ato gjithashtu kanë shumë përfitime shëndetësore!

Lifestyle

27/05/2015 17:08

Nëse po ndjeheni të lodhur dhe pa energji, ndoshta është koha që t’i përgatitni ndonjëherë këto pije të fuqishme.

Ndoshta nuk po flini sa duhet dhe trupi juaj të nesërmen po është krejtësisht i dërmuar. Këto pije kanë ushqyes për të cilët trupi juaj ka nevojë më së shumti, transmeton Lajmi.net.

1. Supremja e gjelbër
PALEO-KALE-CUCUMBER-SMOOTHIE-RECIPE
Në një shtrydhëse frutash përzieni këto së bashku:
– 8 stoqe lakër jeshile
– 2 molla të gjelbra
– 2 dardha të gjelbra
– 1 trangull

Përzierja e panxharit
Beetroot juice
Në një shtrydhëse përzieni këto së bashku:
– 6 karota të qëruara
– 4 panxhar të qëruar
– 2 molla të kuqe
– pak xhenxhefil të qëruar
– pak shafran indian

Çaji i livandës
4
Vloni një sasi të vogël të ujit. Shtoni sheqer kur të arrijë pikën e vlimit dhe përzieni derisa të shkrihet. Shijojeni për ëmbëlsi, shtoni më shumë limon nëse bëhet shumë i ëmbël, transmeton Lajmi.net.

Shto një livandë dhe trazojeni për pak minuta, pastaj shtoni nenexhik dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Shijojeni ndërkohë pasi që shija bëhet pak si e ithët përderisa përgatitet. Nëpërmjet një site, kullojeni çajin në një gotë të mbushur me akull – dhe është gati!

– 4 gjethe të livandës apo 1 filxhan livandë të grimcuar
– 2 gjethe nenexhik
– Mjaltë apo sheqer
– Limon për shije