Pija që zëvendëson kafen

Kafja është një pije që sipas shkencëtarëve mund të zëvndësohet me një lloj tjetër pije që shërben në vend të saj.

Lifestyle

04/02/2016 17:28

Ajo duket tamam si kafe, me ndryshimin e vetëm që është e gjelbër. Kjo pije është shumë e vlefshme, sidomos në mesin e atyre që nxisin mënyrë jetese të shëndetshme.

Çaji plihur i gjelbër quhet “Matcha” dndryshe do të thotë caj pluhur. Kjo pije përbëhet nga gjethet e çajit jeshil dhe është e pasur me antioksidantë.

Çaji matcha ka ekuivalentin ushqyes të 10 gota të çajit të gjelbër normal, si dhe 137 herë më shumë antioksidantë. Edhe pse ne kemi filluar të dëgjojmë në lidhje me këtë pije të mahnitshme vetëm kohët e fundit, “Matcha” ka qenë e popullarizuar në Japoni që nga viti 1191.