Pija që ju ndihmon të keni një lëkurë më të mirë

Këshilla kryesore për të qenë të shëndetshëm dhe për të pasur një lëkurë të bukur është ushqyerja me ushqime të freskëta, fruta e perime. 

Lifestyle

19/10/2014 20:22

Këshilla kryesore për të qenë të shëndetshëm dhe për të pasur një lëkurë të bukur është ushqyerja me ushqime të freskëta, fruta e perime. Por, ekziston edhe një lëng i cili ju ndihmon për të pasur një lëkurë të shëndetshme, transmeton Lajmi.net.

Përbërësit që ju nevojiten për përgatitjen e tij janë:

-3 karota

-3 domate 

-1 trangull 

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse derisa të përftoni lëngun. Konsumoni çdo ditë një gotë nga ky lëng. Këta përbërës përmbajnë elemente esenciale për të ruajtur elasticitetin e lëkurës. Lycopeni në domate ju ruan nga rrezet UV, ndërsa vitaminat A, C dhe phytonutrientet në karotë dhe kastravec i japin shkëlqim lëkurës dhe parandalojnë tharjen e saj.