Pija e ‘mrekullisë’ që po trondit botën

Është bërë publike një pije që po bën bujë nëpër botë. Kjo shpikje e re ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit, pasi që është shumë shëruese.

Lifestyle

24/09/2014 23:17

Pija e ‘mrekullisë’ siç e kanë quajtur, është shpikje e z.Steo, i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo bllokon zhvillimin e tyre. 

Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit tonë dhe nuk krijon ndërlikime. Është një pije e thjeshtë dhe e mrekullueshme.

Personi që e shpiku këtë pije, Steo, vuante nga kanceri në mushkëri. Ia këshilloi këtë pije një botanist shumë i njohur nga Kina. Kështu, për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije. Tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, pa dyshim që kanceri nuk ekziston më, transmeton Lajmi.net.

Përgatitja e kësaj pije është mjaft e thjeshtë dhe praktike. Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që bëhen së bashku për t’u bërë lëng.

I lani mirë, i prisni së bashku me lëkurë në copa dhe i vendosni në shtrydhëse frutash dhe ju e keni gati pijen e mrekullueshme për ta pirë. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije.

Ja çfarë sëmundjesh parandalon ky ilaç:
1. Parandalon sëmundet e mëlçisë, veshkave, pankreasit dhe shëron ulcerën.
2. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat zhvillohen dhe i izolon ato që të mos zhvillohen më.
3. Fuqizon mushkëritë, parandalon sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar.
5. Bën mirë për shikimin, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe i pastron ata.
6. Dezinfekton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe shmang kapsllëkun.
7. Ndihmon në shmangien e dhimbjeve të muskujve.
8. Të qetëson nga dhimbjet.
9. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioneve në fyt.