Pija e fuqishme që shëron shumë

Spirulina, një element i lashtë në ushqimet e aztekëve dhe amerikanëve, është tani në dispozicion si një shtesë ushqimi në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm. Kjo madje është përdorur si pije edhe nga astronautët, për t'i forcuar ata gjatë misioneve në hapësirë.

Lifestyle

08/04/2015 20:57

Pija ngjyrë jeshile morri famë në vitet e 70’a kur Agjencia Hapësinore NASA e përdori atë si ushqim për astronautët, pasi që Spirulina është e pasur me proteina (60%), amino acide, acide yndyrore esenciale, acide nukleike, beta-karotinë, vitaminë B, C dhe E, minerale si hekur, kalium, magnez, natrium, fosfor dhe kalcium, dhe fitokemikale si klorofil (pigmenti i gjelbër) dhe fikokanin (një pigment i kaltër).

Profili i saj ushqyes, me proteina të larta dhe me pak kalori e bën atë një “super-ushqim”, transmeton Lajmi.net.

Shekuj më parë, aztekët (një popull amerikano-indian dominues në Meksikë) dhe majat, i kuptuan veçoritë shëruese të Spirulinës dhe e emëruan atë si një “super-ushqim” për t’i rritur energjitë e tyre dhe qëndrueshmërinë.

Një hulumtim i fundit shkencor ka zbuluar një numër përfitimesh të shumta shëndetësore të këtij “super-ushqimi”. Spirulina ka treguar se ndihmon për të rregulluar sheqerin në gjak, tensionin e gjakut dhe kolesterolin, lehtësimin e dhimbjeve, inflamacionin dhe alergjitë, për të balancuar sistemin imunitar, ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe jep aktivitet anti-oksidues për të mbrojtur nga sëmundje të rrezikshme si kanceri, alzheimeri dhe sulmet e ndryshme, transmeton Lajmi.net.

Ajo ka treguar gjithashtu se mbron oreksin dhe ndihmon heqjen e peshës. Përmbajtja e saj e lartë me beta-karotinë ndihmon ruajtjen e lëkurës dhe flokëve.

Një studim i kryer në Institutin JC Bose të Shkencave të Jetës, Universiteti Bundelkhand, Jhansi, dhe së fundmi një studim i publikuar në Bioteknologjinë Farmaceutike, raporton se Spirulina ndihmon përmirësimin e aktivitetit të qelizave të bardha të gjakut dhe stimulon antitrupat.

Koncentrimi ushqimor i Spirulinës e bën atë një shtesë ideale në ushqime për njerëzit e të gjitha moshave, dhe veçanërisht atyre që nuk arrijnë të hanë sasi të mjaftueshme të perimeve. Megjithatë, gratë shtatzëne duhet të konsultohen me mjekun para se ta përdorin atë.

Komercialisht, Spirulina është në dispozicion në formë pluhuri, tableta dhe kapsula. Mund të shtohet në supa, pasta, fruta, perime dhe sallata. Duke qenë e lartë me ushqyes dhe i lehtë për tretje, kjo sigurisht që është një shtesë shumë e mirë në dietën tonë të përditshme.

Pluhuri i Spirulinës mund të përgatitet me ujë të pastër dhe të pihet si një pije shumë e shëndetshme, që është edhe metoda më e zakonshme për momentin.