Pija detoksikuese që pastron helmet e trupit dhe përshpejton djegien e yndyrnave

Një dietë e mirëekuilibruar dhenjë regjim i shëndetshëm ushqimor nuk është i lehtë për t'u mbajtur!

Lifestyle

17/11/2017 20:02

Për shkak të ritmit të shpejtë të jetës,mungesës së kohës e shumë faktorëve të tjerë njerëzit gjithnjë e më shumë po priren drejt ushqimeve të paketuara, gjysmë të përgatitura, ushqimeve të shpejta por të varfra në vlera ushqyese.

Është e rëndësishme të përmendet se konsumi i vazhdueshëm i këtyre ushqimeve mund të ndikojë në funksionin e mëlçisë, organi më i rëndësishëm që eleminon toksinat nga trupi.
Duke vështirësuar edhe më shumë proceset e detoksifikimit shpesh herë eksertët e shëndetit rekomandojnë që dhe vete organi që çhelmon trupin të pastrohet.

Ne do të ndajmë me ju recetën që do të përmirësojë funksionin e mëlçisë dhe do ta çhelmojë atë.
Përbërësit e nevojshëm:
-Një gote ujë
1 Limon i prerë
disa degeza majdanosi ose koriandër
1 lugë çaji xhinxher pluhur
1 lugë gjelle aloe vera xhel ose lëng
1 kastravec *lëng ose i prerë në feta
Udhëzime:
Ngrohni ujin në zjarr të avashtë dhe më pas shtoni majdanozin . Lëreni në zjarr edhe për disa minuta të tjera.
Pasi ta keni hequr nga zjarri lëreni për pak minuta dhe shtoni përbërësit e tjerë. Kjo recetë do të pastrojë mëlçinë dhe do të përmirësojë tretjen. Mund ta konsumoni të ftohtë apo të ngrohtë sipas dëshirës.