“Pigazma”: Trendi i ri i arritjes së orgazmës nëpërmjet mbajtjes së urinës, mjekët paralajmërojnë rrezik

"Pigazma" është një lloj i çuditshëm i orgazmës që tani po e fusin gratë në trend.

Lifestyle

12/07/2018 18:43

Trendi i ri i mbajtjes së urines prë kënaqësi seksuale mund të shkaktojë infeksione dhe madje edhe dëmtime të veshkave, kanë paralajmëruar mjekët, transmeton Lajmi.net

Gratë janë duke pretenduar se po arrijnë orgazma duke urinuar pasi kanë mbajtur urinën për një kohë të gjatë. Madje një burrë ka shpërndarë një detaj interesant ku gruaja e tij kishte thënë se ajo ka përjetuar një “drithje” nga shpina në kokë pasi ka urinuar.

Shumë gra janë përgjigjur se teknika krijon një ‘masazh të tërë të trupit’, por megjithëkëtë mjekët kanë potencuar se kjo mund të jetë tejet e rrezikshme për veshkat dhe mund të ndodhin infeksione të mëdha.

Mjekët kanë potencuar gjithashtu se “pigazma” mund të arrihet vetëm nëse në fshikëz ka më shumë urinë sesa që është normale dhe kjo është shkaktar i infeksioneve më të mëdha të traktit urinar dhe fshikëzës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë varësia ndaj seksit është një çrregullim mendor. Ky çrregullim dërgon në sjellje të çuditshme seksuale dhe moskontrollim të seksualitetit edhe pse shpesh nuk sjellin kënaqësi seksuale marrëdhëniet./Lajmi.net/