Pierce zbulon sekretin 10 vjeçar të Paul – Rondo, ja pse ndodhi përleshja

Organizatori i lojës së Rockets, Chris Paul dhe ai i Lakersave, Rajon Rondo, janë përleshur mbrëmë me njëri tjetrin.

Sport

21/10/2018 14:00

Situata eskaloi afër përfundimit të çerekut të katërt, kur Rockets po udhëhiqte me një pikë, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, në “ESPN”, Paul Pierce ka komentuar zënkën mes lojtarëve.

Ai madje ka zbuluar një sekret “shokues” për Paul dhe Rondo.

“Nuk jam aspak i befasuar. Rondo dhe Chris nuk e kanë pëlqyer njëri tjetrin asnjëherë. Kjo fillon qysh nga viti i parë i Rondos në NBA. Befasia është që kjo zënkë ka ndodhur kaq vonë” ka thënë ish bashkë lojtari i Rondo.

Kujtojmë se Pierce dhe Rondo kanë luajtur së bashku nën ngjyrat e Boston Celtics, ku edhe janë shpallur kampionë. /Lajmi.net/