Pickens: Obama, presidenti më i keq që kemi pasur ndonjëherë

Biznesmeni amerikan, T.Boone Pickens mendon se presidenti amerikan, Barack Obama është “presidenti më i keq që ka pasur ndonjëherë vendi”. Ai është shprehur mjaft kritik, duke thënë se Amerikës po i mungon lidershipi.

Bota

14/10/2014 00:31

Miliarderi amerikan, T.Boone Pickens, i cili merret me biznesin e energjisë dhe që ka pasuri prej 1 miliardë dollarësh, është pyetur se çka është më shqetësuese për Amerikën në ditët e sotme.

“Mungesa e lidershipit”, është përgjigjur Pickens.

“Ne kemi presidentin më të keq që kemi pasur ndonjëherë”, ka shtuar ai.

Pickens ka thënë se presidenti Barack Obama do të shpallet si “presidenti më i keq” para se ta kryejë mandatin, pasi, sipas tij, ai gjatë 8 vjetëve ka punuar shumë pak.

“Unë mendoj se ai do të shpallet si presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë SHBA-të, përpara se ai të përfundoj mandatin. Ai ka realizuar shumë pak projekte në këto tetë vjet. Askush tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ju e dini, Jimmy Carter e do shumë Obamën pasi që para se Obama të bëhej president, Carter konsiderohej si presidenti më i keq që vendi ka pasur. Demokratët duhet që të paraqesin kandidatë më të mirë”, ka thënë ai.

(Lajmi.net)