Piatek tek Milan, ja sa do të paguajnë “rosonerët”

Milan duket se është afër transferimit të madh në këtë afat kalimtar.

Sport

22/01/2019 18:31

“Rosonerët” janë afër që të transferojnë befasinë më të madhe të këtij sezoni në Serie A, Krzysztof Piątek.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari italian, Gianluca Di Marzio, i cili ka shkruar një status në rrjetin social “Twitter”.

“Piatek do ti bashkohet Milanos për 35 milionë euro. Asnjë lojtar i Milan nuk do të përfshihet në marrëveshje” ka shkruar Di Marzio, transmeton lajmi.net.

“Dy skuadrat janë duke shkëmbyer dokumentet përpara përfundimit të transferimit” shkruhet tutje.

Piatek duket se do të zërë vendin e Gonzalo Higuain, i cili thuhet  se do të kalojë në Chelsea gjatë këtij afati kalimtar. /Lajmi.net/