Pharrell, Pitbull, Will Ferrell e të famshëm tjerë me yll në ‘Walk of Fame’ gjatë 2015

Janë shpallur 30 emrat e artistëve të cilëve do t’iu shkruhet emri në yll në bulevardin e të famshmëve ‘Walk of Fame’ në Hollywood.

ShowBiz

23/06/2014 19:26

Pharrell Williams, Pitbull, Will Ferrell, Melissa McCarthy, Sofia Vergara, Peter Jackson janë disa nga emrat e të famshmëve të cilët janë caktuar të marrin yll në ‘Wallk of Fame’, raporton Variety.

Variety ka nxjerrë 30 emrat e artistëve në kategori të ndryshme të cilët gjatë vitit 2015 do të shpërblehen me këtë nder.

Drejtorët e kulturës në Hollywood kanë thënë se këta artistë janë zgjedhur për kontributin e tyre në artin dhe kulturën në Hollywood dhe turistët që vijnë të vizitojnë vendin do të kenë rastin të shohin dhe të bëjnë foto me emra të të preferuarve të tyre.

Emra tjerë që janë caktuar janë edhe aktori i dashur Jim Parson nga Big Bang Theory, Daniel Radcliffe i Harry Potter  dhe disa nga muzikantë dhe aktorë të tjerë.