Pezullohet shqyrtimi i kërkesave për lirimin e Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut

Ka dështuar seanca për shqyrtimin e kërkesave për lirim me kusht të ish-gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut, e caktuar të mbahej të martën e kaluar nga Paneli për Lirim me Kusht. Derisa Gjykata Supreme e Kosovës të vendosë lidhur me  epilogun e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë Selimi dhe Demaku do të vazhdojnë të mbeten në burg.

Lajme

20/10/2018 10:13

Paneli për Lirim me Kusht nuk ka mundur t’i shqyrtojë kërkesat për lirim me kusht të ish-komandantit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) njëherësh të ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut.

Seanca e paraparë të mbahej të martën e kaluar (17 tetor) është pezulluar, pasi Gjykata Supreme e Kosovës ende nuk ka vendosur rreth kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë rreth lirimit të tyre nga burgu.

Koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku, i ka thënë gazetës “Zëri” se ky panel e ka pezulluar seancën për shqyrtimin e këtyre kërkesave deri në vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës rreth kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të bërë nga Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku.