Pezullohet prezantuesja vetëm pse i tha kolegut “bukurosh” – Lajmi.net
Pezullohet prezantuesja vetëm pse i tha kolegut “bukurosh”
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 8:45, 17 May 2018
Një prezantuese në një televizion në Kuvajt është hequr nga puna pasi bëri një batutë në lidhje me pamjen e jashtme të kolegut të saj.

Në një emision mbi zgjedhjet vendore në Kuvajt, duke i kaluar linjën kolegut të saj, ajo i tha të mos i rregullonte më kufjet pasi ishte i bukur ashtu siç ishte.

Videoja e kësaj batute u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe tërboi autoritetet. Kryeministri i Kuvajtit, Mohammad Al Hayef i shkroi në Twitter ministrit të Informacionit, duke i kërkuar që të merrte masa ndaj prezantueses.

Prezantuesja u pezullua dhe tani po hetohet incidenti.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO