Pezullohet polici që i ra shpullë gruas te parku i liqenit (Video)

Menjëherë pas ngjarjes te parku i Liqenit, ku një efektiv policie qëlloi me shpullë një grua që protestonte kundër ndërtimit të këndit të lojërave, ka reaguar ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Lajme

21/02/2016 17:47

Përmes një statusi në facebook, Saimir Tahiri ka bërë të ditur se ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të policit në fjalë.

“Është e papranueshme të sulmohet uniforma e Policisë së Shtetit, qoftë edhe nga një grua, por absolutisht edhe më e papranueshme dhe e patolerueshme të reagohet fizikisht, sidomos ndaj një gruaje. Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punonjësit të policisë dhe lirimin e tij nga detyra. Policia që duam nuk mund te jetë kjo që na treguan pamjet e konfliktit mes punonjësit të policisë dhe një qytetareje. Çdo punonjës policie duhet ta dijë këtë dhe kushdo që e harron nuk do të tolerohet në asnjë rast e për asnjë arsye”, shkruan Tahiri.