Pezullohet nga Sanremo, reagon Ermal Meta

Në festivalin e sivjetmë të "Sanremos" ishte paraparë të merrte pjesë edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta.

ShowBiz

08/02/2018 09:21

Ai do të këndonte bashkë me Fabrizio Moro, këngën “Non mi avete fatto niente”, shkruan lajmi.net.

Me vendim të organizatorëve të festivalit, kënga është pezulluar dhe si shkak ishte ngjashmëria me këngën “Silenzio”, e cila ishte kënduar në vitin 2016.

Pas këtyre akuzave ka reaguar Ermali, i cili përmes rrjeteve sociale ka sqaruar gjithçka rreth këngës.

“Tani është koha të flas. Kemi dëgjuar se flitet që kemi kopjuar këngën tonë të Sanremos dhe shkaku i këtyre fjalëve është  kënga e shkruar nga Andrea Febo (së bashku me Fabricion), e cila u prezantua rreth 3 vjet më parë, në Sanremo, e cila nuk u kualifikua dhe kurrë nuk u komercializua. Fabricio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë që e kemi bërë të ditur në shumë intervista) dhe të tre kemi shkruar një këngë të re me një kuptim tërësisht ndryshe. Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por kjo është absolutisht qesharake duke marrë në konsideratë se Andrea Fobo ka shkruar me mua dhe Fabricion këngën “Non mi avete fatto niente”.

Gjithashtu të gjithë jemi autorë prej vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar për shumë suksese si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Kush na njeh, e di këtë. Kur kemi vendosur të tregojmë gjendjen tonë me këtë këngë, nuk e kemi bërë për ta prezantuar në festival, por për të folur për paqe. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh, pasi nuk kemi ardhur në festival të tallemi me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të bindur se çdo gjë do të shkojë mirë.

Ju përqafoj,

Ermali”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/