Pezullohet mocioni për pavarësinë e Katalonjës

Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi unanimisht të shqyrtojë kërkesën e qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy dhe të pezullojë me kusht mocionin me të cilin parlamenti i Barcelonës deklaroi të hapur procesin drejt pavarësisë së Katalonjës.

Bota

11/11/2015 21:40

”Vendimi u mor pas një takimi të jashtëzakonshëm të gjykatës, sot pasdite”, tha agjencia spanjolle e lajmeve, EFE.

Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet për kërkesën e qeverisë Rajoy brenda pesë muajve.