Pezullohet mësimi: Priten temperatura shumë të ulëta dy ditët e ardhshme

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe më datë 1 mars 2018 (e enjte) dhe 2 mars 2018 (e premte).

Lajme

28/02/2018 16:36

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës.

Temperaturat për dy ditët e ardhshme pritet të jenë shumë të ulta, ato pritet të arrijnë deri në -16 gradë celcius gjë të ka bërë të merret vendimi për ndërprerjen e mësimit.

Ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysëmvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.