Peugeot 308 GTi me 250/270 kuaj fuqi (Foto)

Peugeot ka prezantuar versionin sportiv GTi të 308-ës. Për adhuruesit e këtij modeli të prodhuesit francez që kanë dëshirë të përjetojnë ngasje dinamike, heqbeku kompakt do të jetë i disponueshëm në treg në versionet me 250 dhe 270 kuaj fuqi.

Auto & Tek

18/06/2015 15:23

Konkurrenca në segmentin e modeleve sportive të heqbekëve është bërë edhe më e fortë, që kur Peugeot zbuloi adutin e tij që bëhet fjalë për 308 GTi. Por për dallim nga modeli më i dobët i Peugeot 308 GT që vitin e kaluar u shfaq në treg, 308 GTi ka një paraqitje më agresive që vërehet më shumë në pjesën e pasme të veturës.

Ndërkaq, pjesa e përparme e veturës është zbukuruar nga mbrojtësi i dizajnuar enkas për këtë linjë, derisa elementet aerodinamike në pragje janë më ndryshe se që jemi mësuar ti shohim tek kjo veturë.

Karroceria është më e ulët për 11 mm, kurse Peugeot 308 GTi është edhe paksa më e gjerë për shkak të rrotave të mëdha me profil të ulët.

Peugeot 308 GTi 3Modeli më fuqi më të dobët motorike është i pajisur me fellne të aluminit prej 18 inç, por versioni me 270 kuaj fuqi i ka edhe më të mëdha më saktësisht 19 inç.

Për ta dërguar këtë veturë në një nivel tjetër, nën kapak është futur motori me 1.6 litra turbo-benzinë me katër cilindra, që varësisht nga versioni prodhon 250 respektivisht 270 kuaj fuqi.

Peugeot 308 GTi 4Fuqia bartet në rrotat e para falë transmisionit manual me gjashtë shpejtësi. Kjo veturë peshon plotë 1205 kilogram në versionin më 250 kuaj fuqi që për 6.2 sekonda arrin të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h, derisa modeli me 270 kuaj fuqi të njëjtën shpejtësi e arrin për 0.2 sekonda më shpejtë.

Peugeot 308 GTi 6Sipas zyrtarëve të lartë në Peugeot, 308 GTi pritet ti prezantohet publikut në fund të këtij muaji, gjatë panairit ndërkombëtarë të Goodwood që mbahet çdo vit në Brtiani.

Peugeot 308 GTi 5Prodhuesi francez ka zbuluar edhe çmimin fillestar për tregun britanik, ku thuhet se versioni me 250 kuaj fuqi do të kushtojë 26.555 funte, kurse ai me 270 kuaj fuqi 28.155.