Petulla të shpejta

Për një mëngjes të shijshme, provoni këtë recetë të thjeshtë dhe lehtë për ju, që s’ju merr as shumë kohë.

Lifestyle

03/02/2016 09:52

Përbërësit:

  • 250 gr miell
  • ½ pluhur paste, pecive
  • Pak krip
  • Një luge sheqer
  • 2 ve
  • Një sheqer vanilje
  • 300 ml jogurt

 

Për fërgim:

  • Vaj
  • Sheqer pluhur për pluhurosje

Merren jogurti dhe vezët përzihen dhe pastaj shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe kripe dhe sheqer + sheqer vanilje dhe përzihet derisa te behet një mase homogjene. Kur brumi te jete gati, nxehet vaji ne tigan dhe nga kjo mase me një luge gjelle nxirret masa dhe vendoset ne vaj te nxehte dhe fërgohen mire ne te dyja anët pastaj renditen ne letër kuzhine qe te mpihet yndyra e tepërt. Duhet pasur kujdes qe temperatura te mos jete shume e madhe sepse petullat skuqen shpejt dhe nuk piqen mjaftueshëm brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i sherbejme te nxehta.