Petulla me pak vaj (Receta)

Përbërësit dhe përgatitja e petullave.

Lifestyle

16/04/2016 05:19

Përbërësit: 

1 litër qumësht të vakët
4-5 vezë
Gjysmë luge të gjellës kripë dhe gjysmë sheqer
2 qese të vogla pluhur buke
Pak vaj
2 peciva
Miell sipas nevojës

Përgatitja:

Ziejm brumin duke hedhur përbërësit me rradhë. Hedhim majanë bashkë me sheqerin, kripen, vezët, qumështin, miellin në fund bashkë me peciven. Bëjmë një brum më të butë se të byrekut dhe e lëmë të vijë. Për një rezultat më të mirë mundemi që brumin t’a përziejm herë pas here. Kur të vie brumi e hapim mbi tavolinë duke e spërkatur me miell pastaj hapim një petë 1cm të trashë dhe me gotë e prejmë në forma rrethore. Në një enë hedhim shumë vaj që petullat mos të prekin në enë. Vaji sigurisht duhet të jetë i nxehtë. Shijohen të ngrohta./recetagatimishqip