Petroviq: Ende nuk kemi vendim për presidentin

Lista Serbe nuk ka mbajtur takim për të vendosur për kandidatët të mundshëm për president të Kosovës.

Lajme

23/02/2016 17:27

 

Kështu tha për KosovaPress, Slobodan Petroviq, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Petroviq tha se duhet të respektohet marrëveshja mes koalicionit PDK-LDK dhe Lista Serbe, që nënkupton se i vetmi kandidat është Hashim Thaçi.

“Ajo çka është e ditur për neve është se për tani është vetëm një kandidat për president të Kosovës dhe ai Hashim Thaçi. Kjo është e qartë pasi që kjo është e paraparë në kuadër të marrëveshjes që e kemi me PDK-LDK dhe Lista Serbe. Ne si koalicion nuk kemi pasur deri tani takim që të kemi një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë . Por ajo çka është e qartë është se unë pres që do të gjendet mënyra për t’u zgjedhur presidenti i Kosovës. Në rast s e kjo nuk bëhet deri në fillim të marsit alternativë mbeten zgjedhjet, të cilat me siguri do të bëjë edhe më të vështirë situatën. Kështu që zoti Thaçi ka mundësitë më të mëdha për të qenë president. Unë nuk shoh atë që ndoshta mund të ketë ndryshime nga koalicioni për president”, tha Petroviq.

Ai ka thënë se pret të mbahet takimi mes partnerëve të koalicionit në mënyrë që të dalin me qëndrime të përbashkëta për kandidaturën e presidentit.

“As për këtë nuk kemi pasur takim. Lidhur me kandidaturën eventualisht për kandidat. Mbi të gjitha ekzistojnë procedurat, të cilat edhe e propozojnë kandidatin për president të Kosovës. Unë mendoj që nuk është reale për është legjitime që çdo kush të ketë mendimin e vetë. Edhe një herë tregoj që ajo nuk është e ditur pasi ende nuk kemi mbajtur takim edhe për këtë”, tha Petroviq.

 

Ai po ashtu ka ripërsëritur se në rast se nuk zgjidhet presidenti gjatë këtij muaji, atëherë vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje që sipas tij kjo do të destabilizojë edhe më shumë situatën./kp