Petrit Selimi: Lajme fantastike nga SHBA-të

Petrit Selimi, e ka mirëpritur vendimin e MCC për Programin Kompakt.

Lajme

12/12/2018 11:09

Shefi i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit, vlerëson se ky është një lajm fantastik për Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ai tregon se edhe zyrtarisht kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është njoftuar nga programi MCC rreth këtij vendimi.

”E fundit! Lajme fantastike nga SHBA-të. @MCCgov sapo ka njoftuar zyrtarisht kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj se ka mundësuar që Kosova të hyjë në Programin Kompakt që ka vlerë potenciale dhjetra milionë dollarë. Kjo është një shenjë e fortë e aleancës ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës por edhe progresit të arritur nga Kosova”, shprehet Selimi. /Lajmi.net/