Petrit Çeku në Peja International Guitar Festival 2015 (Foto)

Për herë të parë në Pejë organizohet Peja International Guitar Festival 2015, që fillon sonte, më 25 qershor dhe përfundon më 28 qershor.

ShowBiz

25/06/2015 18:35

Në festival do të merr pjesë kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku, raporton lajmi.net.

Madje ai në rrjetin facebook, përveç që ka shpërndarë një fotografi edhe ka bërë thirrje tek të gjithë që të marrin pjesë në këtë festival.

Në kuadër të këtij festivali mbahen edhe Garat e para ndërkombëtare për kitarë klasike “Ehat Musa”.

Ndryshe, Çeku është fitues i garës më të rëndësishme të kitaristëve botërorë “Parkening International Guitar Competition”, ku në konkurrencë ishte me 14 kitaristët nga Amerika, Italia, Gjermania, Franca, Ukraina, Rumania, Serbia e vende të tjera.

30 mijë dollarë amerikanë është vlera e çmimit “The Jack Marshall Prize and Gold Medal” që i është ndarë Çekut.

Kitaristi i lindur në Prizren, e që jeton në Kroaci, ka qenë fitues edhe i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

Pas studimeve muzikore në Prizren e Zagreb, ai në vitin 2003 kishte fituar çmimin e parë në garant pankroate në Dubrovnik. Më vonë ai do të fitonte edhe një seri çmimesh prezistigjioze përfshirë shpërblimet “Anna Amalia” në Ëeimar dhe “Emilio Pujol Guitar Competition” në Itali.(lajmi.net)

 

Festivali i kitares Peje gara ne festivalin e kitares Peja kitaraPetrit ceku Petrit Çeku