Petr Cech shkruan historinë në Premierligë

Petr Cech ka hyrë në histori të Premierligës.

Sport

11/03/2018 16:49

Portieri i Arsenalit, është bërë portieri i parë që ka arritur të mbajë pa prekur portën në plot 200 ndeshje.

Në fitoren që Arsenali e shënoi në ‘Emirates Stadium’ me rezultat 3:0, Cech shënoi historinë në elitën e futbollit anglez.

Pas tij, vjen David James, që e kishte mbajtur portën pa prekur në 169 ndeshje, ndërsa në vendin e tretë është Mark Schwarzer, me 151 ndeshje./Lajmi.net/