Petkoviç e bëri Zvicrën kundër Kosovës, frikësohet se i ikin yjet si Behrami, Xhaka e Shaqiri

Zvicra u tregua një kundërshtar i Kosovës në UEFA, edhe pse si shtet është një mik i madh i Kosovës.

Sport

03/05/2016 21:43

Përfaqësuesi helvetik kërkoi që ndryshimi i amendamentit të shkonte me vota të fshehta, ndërsa më pas bëri pyetje të çuditshme si: a ka ku të luajë Përfaqësuesja e Kosovës dhe se çfarë do të bëhet me lojtarët kosovarë që luajnë me përfaqësueset tjera

Mirëpo, “Zëri” mëson se fajtori kryesor është përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, raporton Zëri.

Në fakt, trajneri boshnjak duket se i ka porositur përfaqësuesit zviceranë ta ngrisin zërin kundër Kosovës, pasi frikësohet se mund të mbetet pa yjet e ekipit si Behrami, Xhaka e Shaqiri, të cilët mund ta lënë Zvicrën pas Evropianit, për t’iu bashkuar Kosovës.