Pete Davidson thyen heshtjen pas ndarjes nga Ariana Grande

Ariana Grande dhe Pete Davidson këto ditë kanë qenë çifti më i komentuar në shtyp.

ShowBiz

22/10/2018 11:42

Pete Davidson dhe Ariana Grande ditë më parë i dhanë fund lidhjes, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

Pete Davidson më në fund ka thyer heshtjen për ndarjen nga pop-ylli i famshëm muzikor, Ariana Grande.

Së fundi, ai është paraqitur në një komedi, ku nuk shpëtoi nga pyetjet rreth ndarjes me këngëtaren.

Nga deklarata e tij, Davidson nuk ka lënë shpresa për ribashkim me këngëtaren.

“Ashtu siç e dini, ne jemi ndarë, por kur u fejuam bëmë tatuazhe. Dhe nëpër revista shkruhej, “A ishte Pete budalla?”. Dhe 93% e tyre thoshin “Po”. Dhe unë thoja, “Mos i dëgjo ata, janë inatçinj”. Dhe ditën tjetër ne ishim në kuzhinë dhe doli se unë isha budalla. Jam një djalë i mirë që thjesht më gjuajnë në organin gjenital. Dhe ju mendoni, “Ah, ai djali i shkretë. Shpresoj që mos ta vrasë veten”. Kjo është Amerika”, ka thënë ai.

Pas ndarjes nga Ariana, Pete Davidson kishte anuluar një shfaqje të paralajmëruar më parë, ndërsa njësoj kishte vepruar Ariana e cila kishte anuluar koncertin, të cilin fansat e saj po e prisnin me padurim. /Lajmi.net/