Pete Davidson harron Ariana Granden, fotografohet me këtë femër

Kate Beckinsale, 45 vjeç dhe Pete Davidson, 25 vjeç, kanë nxitur thashethemet e një romance teksa u fotografuan duke ia mbajtur duart njëri-tjetrit.

ShowBiz

03/02/2019 08:31

Kate Beckinsale dhe Pete Davidson u raportua më parë se kishin flirtuar në ndejën e “Netflix Golden Globes”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Çifti kanë shtuar thashethemet e romancës mbrëmë kur po largoheshin nga nga një klub duke ia mbajtur duart njëri-tjetrit.

Teksa u fotografuan nga paparacët, Pepe buzësheshi, ndërsa Kate ngriti dorën në kokë dhe shikoi poshtë.

Në fokus ishin tatuazhet e Pete Davidson, ndërsa që të dy u nisën bashkë nga klubi me një veturë. /Lajmi.net/