Pëson sulm në kokë dhe zgjohet me një theks të fortë kinez

Nuk kam qenë kurrë në Kinë më parë dhe as nuk e kam folur gjuhën e tyre ndonjëherë, thotë ajo.

Fun

07/07/2015 09:18

Një grua e cila pësoi sulm në kokë dhe u zgjua më pas me njohuri mbi gjuhën kineze është bërë hit në mediat sociale. Ekspertët thonë se kjo gjendje e saj është e rrallë, e përhershme dhe nuk mund të shërohet.

Sarah Colwill pas një sulmi në kokë që pësoi gjatë natës fitoi një sindrom të rrallë, që është i njohur si ‘sindromi i gjuhëve të huaja’. Edhe pse ajo kurrë nuk ka qenë në Kinë, ajo ka fituar një theks të fortë të gjuhës kineze.

Stafi mjekësor thonë se kanë shteruar të gjitha mundësitë që kanë në dispozicion për 40-vjeçaren, e cila tani duhet ta pranojë theksin e saj të ri, transmeton Lajmi.net.

Tani ajo thotë se jeta e saj është bërë një ferr i gjallë, pasi që si rezultat i kushteve të saj të çuditshme ajo ka humbur shtëpinë, punën dhe shumicën e jetës së mëparshme.

Ajo tha: “Neurologu më ka thënë se nuk ka çfarë të bëj më për këtë dhe se unë do të qëndrojë kështu përgjithmonë”.

“Ata kanë provuar trajtime të ndryshme, kanë provuar çdo gjë, por nuk ka asnjë ndryshim. Kur mendoj se sa shumë ka ndryshuar jeta ime, është tmerruese. Nëse do të më thoshin ndonjëherë se do të më ndodhte diçka e tillë, do të më thyhej zemra,” shton ajo.

2A44C80100000578-3151249-image-m-3_1436200752964

“Nganjëherë njerëzit nuk mund të më kuptojnë mua, që është frustuese. Por, unë nuk flas, pasi që theksi im është i keq. Nuk mund ta bëj zërin që të më tingëllojë ndryshe. Është çfarë është, nuk mund ta ndryshoj,” vazhdon të thotë ajo.

Ekspertët thonë se gjendja e saj është shkaktuar nga një ‘prerje’ e zanoreve që imitojnë një theks edhe pse pacienti ka ekspozim të kufizuar në atë vend, transmeton Lajmi.net.

Kjo gjendje ishte identifikuar për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur një grua norvegjeze ishte goditur nga predhat gjatë një sulmi ajror.