Pëson lëndim të rëndë nga aksidenti, futbollisti mbyllë karrierën

Kapiteni i ekipit të njohur CAPS United, Hardlife Zvirekëi, herët në mëngjes në një lagje të qytetit Harare në Zimbabve ka pësuar një aksident.

Sport

13/03/2018 18:45

Si pasojë e aksidentit ai ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Pas dërgimit të tij në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve gjendja e tij akoma nuk është përmirësuar por për të ka lajme vetëm të këqija.

Si pasojë e përplasjes ai ka këputur krahun e tij dhe mjekët shprehen se lojtarit i është mbyllur këtu karriera pasi frakturat janë të mëdha.

Specialistët janë duke e mbajtur nën vëzhgim, por situata e 30-vjeçarit nuk është aspak e mirë.