Peshkatari kapi statujën 4,200-vjeçare, ja çfarë ka bërë me të

Nikolay Tarasov e ka hedhur rrjetën në lumin Dudet të regjionit Karasov në Siberi, në përpjekje që të zë ndonjë peshk, por ka kapur objektin e lashtë 4,200 vjet.

Fun

20/09/2016 03:20

Me të marrë statujën, 55-vjeçari ka menduar se është ndonjë dërrasë dhe ka dashur ta hedhë sërish në ujë, por pasi e ka shikuar me kujdes ka parë se bëhet fjalë për diçka më të veçantë, transmeton Telegrafi.

Ai e ka pastruar figurën nga balta, të cilës i është shfaqur fytyra me sy dhe buzë. Pasi e ka dërguar në një muze lokal, njohësit janë gëzuar aq shumë, sa që kanë kërcyer nga gëzimi.

Pas analizave të detajuara, ka dalë se kjo është një statujë pagane, e cila është përdoruar për të frikësuar shpirtrat e keq.

Hulumtuesit që e kanë konfirmuar lashtësinë e saj, kanë thënë se është një rast unik që nuk është parë më herët në këtë rajon.

Sipas The Siberian Time, Tarasov e ka bërë ‘kapjen e jetës’, me gjetjen e këtij objekti që i përket Epokës së Bronzit.

Peshkatari-kapi-statujën-4200-vjeçare-dhe-deshi-ta-hedhe-por-vendosi-ta-dergoje-ne-muze-foto-2 Peshkatari-kapi-statujën-4200-vjeçare-dhe-deshi-ta-hedhe-por-vendosi-ta-dergoje-ne-muze-foto-3