Peshkatari kap gabimisht një balenë dhe zhytet në ujë për ta liruar atë

Një balenë u lirua pasi ishte kapur me grep aksidentalisht nga disa peshkatarë.

Fun

13/05/2014 23:52

Një peshkatar mori guximin që të zhytej në ujë për ta liruar balenë të vogël pasi e kishte kapur atë me grepin e tij.

Peshkatari i anijes Joe Brogan nuk kishte zgjidhje tjetër pos të hidhej në ujë dhe ta shpëtonte balenën para se të pësonte ndonjë lëndim më të madh.

Akti heroik ka ndodhur rreth 24 kilometra largë bregut perëndimor të Australisë dhe nuk shpëtoi pa u xhiruar nga ekuipazhi i anijes.

Në video, Joe noton vetëm pak metra largë bishës para se ta presë litarin me thikë dhe t\’a lirojë atë.

Për fat të mirë, i gjithë incidenti përfundoi mirë pasi që balena arriti të largohet duke notuar pa treguar ndonjë shenjë të dukshme të ndonjë lëndimi serioz.