Peshkaqenin gjigant e mbajnë vetëm me duar (Video)

Gjatë një hulumtimi shkencor që është bërë në një plazh të Kalifornisë në Shtete e Bashkuara, dy pjesëtarë të marinës, e kanë nxjerrë dhe mbajtur një peshkaqen, derisa i janë bërë disa fotografime.

Fun

03/07/2016 08:57

Në videon e publikuar, shihen ushtarët që e lëvizin gjallesën që ka 3,6 metra ndërsa nuk kanë asnjë mjet ndihmës, dhe veprojnë duarthatë, transmeton Telegrafi.

Xhirimi i bërë nga një pushuese, i shfaqë ata duke mbajtur bishën e ujërave, ndërsa para tyre qëndrojnë dy të tjerë, që bëjnë filmime dhe fotografi të gojës së peshkaqenit.

Nuk bëhen të ditura detajet, por në postimin e bërë në Facebook, është thënë se kjo është bërë për një eksperiment shkencor.

“Mendova se ishin budallenj që mbysin peshkaqenë për selfie, por më pas kuptova që ishin duke bërë hulumtime mbi këto gjallesa”, ka shkruar Laura Harell, lidhur me ngjarjen.

YouTube player