Peshkaqeni shfaqet në plazh, tmerron pushuesit

Pushuesit në plazhin e ishullit Majorca u tmerruan, kur ndërsa laheshin në det pranë bregut, përpara u doli një peshkaqen.

Bota

26/06/2017 18:30

Sipas raportimeve grabitqari ka frikësuar pushuesit dhe ata në panik kishin vrapuar për tu larguar nga deti.

Kjo ishte hera e tretë brenda pak ditësh, që në të njëjtin plazh shihen pendët e frikshme të peshqve më të mëdhenj mishngrënës të botës, transmeton Klan Kosova.

Të shtunën, një peshkaqen blu u pa të vinte rrotull në “Cala Major”, duke shkaktuar panik mes pushuesve.