Peshkaqeni ngordh shkaku i kafshatës tepër të madhe (Video)

Një peshkaqen i bardhë është ngufatur pas tentimit për të përpirë gjahun e tij, një luan të madh deti. 

Fun

17/07/2014 20:09

E tërë ngjarja ka ndodhur në Coronation Beach, në veri të qytetit Geraldton në Australinë perëndimore.

Kur peshkaqeni i gjatë 4 metra u përpoq ta përpinte tërë gjahun e tij, një luan deti ai u ngufat.

Peshkaqeni pas ngordhjes u dërgua për analizim, ku u konstatua se luani i detit i kishte mbetur në fyt.

“Kjo e sqaron përse peshkaqeni dridhej dhe sillej në mënyrë të çuditshme në cekëtinën e plazhit. Sipas të gjitha gjasave ai ka tentuar ta përpijë ushqimin, por nuk ia doli”, konstatuan shkencëtarët.

Një grua e quajtur Tash Tapper, ishte një nga qindra kalimtarë në plazh, por vetëm aho e incizoi këtë ndodhi dhe e plasoi në YouTube.

“Sapo e pash duke u rrotulluar ma mori mendja se ka ardhur këtu për të ngordhur”, tha ajo për WAtoday.