Peshk i pjekur në furrë

Përbërësit:

Lifestyle

12/02/2018 08:37

2 trofta nga 500 gr
1/2 gotë vere të bardhë
disa thelpinj hudhre
majdanoz
4 lugë vaj
kripë, piper
1 fletë dafine

Peshqit pastrohen, lahen fshihen dhe vendosen në tepsi ku do të piqen. Në një enë të vogël përzihen përbërësit e lartëpërmendur dhe hidhen mbi peshq, kështu që kjo masë duhet të depërtojë edhe në brendi të peshkut.

Peshqit piqen në furrë me temperaturë 200 gradë celsius afro 20 minuta. Që peshku mos të mbetet i thatë, kohë pas kohë i hidhet lëngu të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Servohen me patate të ziera të spërkatura me gjalpë të nxehtë dhe majdanoz.

Zbukurohen me feta limoni.