Peshëngritësi Bleron Fetaovski dhe notarja Melisa Zhdrella garojnë sot në LOR ‘Buenos Aires 2018’

Notarja Melisa Zhdrella dhe peshëngritësi Bleron Fetaovski, do të garojnë sot në ditën e pestë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.

Sport

11/10/2018 13:30

Melisa do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë. Gara e saj fillon në ora 15:37 me kohën tonë lokale, ndërsa në 10:37 me kohën lokale në Argjentinë.

Ajo garoi edhe të dielën në 50 metra bretkocë, me ç’rast theu rekordin e Kosovës.

Peshëngritësi Bleron Fetaovski do të garojë prej orës 23:00 me kohën tonë lokale, ndërsa në 18:00 me kohën lokale të Argjentinës.

Bleroni garon në kategorinë -77 kilogramë. Ai është përgatitur gjatë këtyre ditëve, bashkë me trajnerin e tij, Astrit Hasani. Në kategorinë e peshëngritësit tonë janë nëntë garues.
Iu urojmë shumë fat dhe suksese Melisës e Bleronit.
Orari për sot
Ora 15:37 (KS) – 10:37 (AR), notarja Melisa Zhdrella, disiplina 50m. Stil i lirë
Ora 23:00 (KS) – 18:00 (AR), peshëngritësi, Bleron Fetaovski, kategoria -77 kg.