Pesë vjet pasi varrosi djalin zbuloi diçka të tmerrshme për të (Foto)

Një nënë zemërthyer në Glasgo të Skocisë, e cila ka vajtuar vdekjen e djalit në lindje për pesë vite më radhë, vetëm tani e ka kuptuar nga mjekët se, në fakt, foshnja ishte vajzë dhe jo djalë.

Fun

21/07/2016 14:37

Stacey Lamb, ia ka vënë emrin Daniel foshnjës në gurin e varrit, si dhe ka bërë një tatuazh në krahun e vet pas vdekjes së foshnjës në mitër në javën e 20-të, shkruan Mirror, përcjell Express.

Nëna 31 vjeçare thotë e tronditur se në vitin 2011, në kohën e lindjes, një motër në spital i ka thënë asaj se ka lindur një djalë të vdekur.

Por, këtë javë, ajo ka kërkuar t’i shohë regjistrimet mjekësore dhe ka mësuar se foshnja ishte vajzë, dhe jo djalë.