Pesë vite burg për Cristiano Ronaldon

Edhe Cristiano Ronaldo, njëjtë sikurse Lionel Messi, po akuzohet për evazion fiskal.

Sport

25/05/2017 21:00

Ylli i Real Madridit, sipas hetimit të bërë nga zyra e taksave në Spanjë, dyshohet se ka fshehur deri 15 milionë euro përgjatë viteve 2011 /2014.

Mediet në Spanjë duke u bazuar në ligjin për krime ekonomike, shkruajnë se këto vepra dënohen nga dy deri në gjashtë vite me burgim, ndërsa për Ronaldos mund t’i shqiptohet një dënim prej pesë vitesh./Lajmi.net/