Pesë thënie jo të vërteta për shëndetin

Nga këshillat e moçme të gjyshes e deri tek informacionet e fundit mbi këshillat mjekësore, janë akumuluar një numër i madh informacioni i cili normalisht mund të jetë dhe jo i vërtetë.

Lifestyle

15/02/2017 00:33

Sot do ju njohim me plot 5 thënie jo të vërteta mbi shëndetin.

1. Kujdes nga i ftohti se do të sëmureni

Edhe pse ftohjet dhe gripet rriten disi me ardhjen e sezonit të dimrit, nuk është e ftohta ajo që na sëmur. Përkundrazi, janë pasojat e saj:temperaturat e ulëta reduktojnë rezervat e mukusit, të cilat zakonisht mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga patogjenët, duke na lënë më të prekshëm ndaj infeksioneve. Pasi ftohemi kemi prirjen të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, ku ajri është shpesh shumë i thatë dhe ventilimi i dobët, një zakon që favorizon transmetimin e viruseve dhe baktereve.

2. Nëse hani shumë spinaq, do bëheni më të fortë

Edhe ajo që sheh tek spinaqi një burim të pashtershëm hekuri, është një legjendë urbane. Spinaqi përmban vërtet hekur, por jo në doza kaq shumë të larta se sa perimet e tjera. Miti lindi në vitin 1890, kur disa nutricionistë amerikanë publikuan përmbajtjen e hekurit tek perimet. Për një gabim banal shtypi – një presje në vendin e gabuar – iu atribua spinaqit një përmbajtje hekuri 10 herë më e madhe se realja. Gabimi u zbulua pas disa dekadash, por ndërkohë Popeye (Krahëhekuri) dhe ushqimi i tij i preferuar kishin pushtuar botën.

3. Duhet të pini të paktën 8 gota ujë në ditë

Qëndrimi të hidratuar është i rëndësishëm, por trupi ynë e di saktësisht si të gjejë ekulibrin dhe nuk ka nevojë për imponime të forta. Mund të hidratohemi edhe duke ngrënë fruta dhe perime, apo edhe duke pirë çaj, qumësht, kafe:teoria e 8 gotave ujë, e përhapur për herë të parë në vitin 1945 si një recetë e organizatës “Food and Nutrition Board” (Organizata Amerikane për Sigurinë e të Ushqyerit), nuk mbështetet nga dëshmi shkencore.

4. Nëse jeni me menstruacione, s’duhet të laheni në det

Ndalimet dhe pengimet se si të mos notosh, mos lash flokët dhe madje as rrobat, shoqërojnë ciklin menstrual të grave që nga kohët e lashta. Këto bestytni nuk kanë asgjë shkencore: përkundrazi angazhimi në aktivitete relaksuese ose kryerja e lëvizjeve gjatë ciklit, ndihmon në luftimin e luhatjes së humorit dhe dhimbjeve për shkak të rrjedhjeve, përveçse garanton higjienën e duhur. Mjafton vetëm të kini parasysh të mos laheni me ujë shumë të ftohtë.

5. Konsumi i karrotave nxit vegime gjatë natës

Vitamina që A gjendet tek karrota i bën mirë shikimit, por sasitë e mëdha të këtyre perimeve nuk do të bëjnë mrekulli, dhe as do t’iu japin ndonjë “supefuqi”, sikurse dëgjohet shpesh. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mbajtur të fshehtë përdorimin e radarit, pilotët britanikë të RAF-it shpërndanë zëra se mund të shihnin shumë mirë natën, falë një diete të pasur me karrota.

Miti do të lindte pikërisht në atë moment. Lënë mënjanë legjendat, për të mbrojtur shëndetin e syve është e rëndësishme dieta ushqimore:disa karotenoide (substanca që i japin karrotës dhe ushqimeve të tjera ngjyrën e verdhë dhe portokalli) mbrojnë makulën, pjesën qendrore të retinës, që është thelbësore për fokusin.