Pesë skuadrat që i ka refuzuar Neymar para se të shkonte te PSG

.

Sport

05/08/2017 09:01

Neymar në mëngjesin e ditës së djeshme u prezantua si lojtar i PSG-së.

Braziliani u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori, duke iu bashkuar francezëve për 222 milionë euro.

25 vjeçari viteve të fundit, ka qenë pjesë e spekulimeve në tregun e transferimeve jo pak herë.

“L’Equipe’ ka bërë një kronologji të refuzimeve të skuadrave nga Neymar, para se këtë verë t’i thoshte ‘PO’ PSG-së.

Janë skuadra si Real Madrid, West Ham, Chelsea, Manchester United dhe PSG që janë refuzuar nga një herë nga Neymar.

Real Madrid në vitin 2005

West Ham United në vitin 2010

Chelsea në vitin 2010

Manchester United në vitin 2016

PSG në vitin 2016./Lajmi.net/