Pesë shenjat që ju dërgon trupi kur ka nevojë urgjente për ndihmë

Janë vitaminat dhe mineralet thelbësore ato që e mbajnë trupin tuaj të fortë dhe të shëndetshëm.

Lifestyle

25/09/2018 09:31

Nëse keni mungesa në lëndët ushqyese trupi juaj nuk do të funksionojë siç duhet, dhe gjëra të “çuditshme” do fillojnë t’ju ndodhin. Simptmat e mëposhtme lidhen me problemet më të zakonshme të organizmit që ju dërgon trupi kur ka nevojë urgjente për ndihmë !

1. Lëkura e thatë
Lëkura është organi juaj më i madh. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm vitamina, ajo do të thahet, plasaritet dhe do t’ju kruhet. Vitamina E është veçanërisht e rëndësishme në mbajtjen e lëkurës suaj të shëndetshme .

2. Psoriasis
Nivelet e ulëta të vitaminës A dhe vitaminës C shpesh lidhen me psoriasis. Përfshini më shumë ushqime në dietën tuaj si karotat, patatet e ëmbla, portokallin, specat e kuq etj.

3. Thonj që petëzohen e flokë të dobët
Nivelet e ulëta të kalciumit ose Vitaminës B mund të shkaktojnë rënie flokësh dhe petëzim thonjsh. Provoni të shtoni ushqime që përmbajnë kalcium dhe vitaminë B në dietën tuaj, si jeshillëqe, zarzavate, , fiq, portokall, bajame dhe avokado.

4. Gjakosje të mishrave të dhëmbëve
Higjiena e dobët orale ose mungesa e vitaminës C mund të shkaktojë dhimbjë të mishrave të dhëmbëve dhe gjakosje!

5. Çrregullime të gjumit
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit, zemrës dhe muskujve. Një mangësi e magnezit shpesh mund të shkaktojë dhimbje muskujsh dhe pagjumësi. Për të plotësuar nevojat e trupit për këtë mineral provoni perimet me gjethe jeshile, bajamet, arrat, kajsitë, kumbullat dhe bananet.