Pesë perona me mbiemër të njëjtë, janë shoqëruar për rrahje ndaj policëve në Prishtinë

Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, rreth orë 17:00.

Lajme

05/06/2018 21:49

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për lajmi.net lidhur më këtë rast. Sipas tyre policitë janë sulmuar nga pesë persona të moshës së rritur, të cilët kanë të njëjtin mbiemër.

Gjithçka kishte ndodhur kur policia kishte tentuar të ndalë një person të dyshuar, i cili sipas policisë ka ikur në një shtëpi, ku më pas janë policët janë sulmuar nga pesë persona.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se dy prej të dyshuarave u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Pesë persona të moshës së rritur kanë sulmuar 4 policë që kanë qenë në patrullë, të cilët kanë pësuar lëndime  trupore. Ata  janë shoqëruar në polici të gjithë janë të një mbiemri, dy prej tyre me vendim të prokurorit janë ndalur për 48 orë, për tre të tjerët procedura gjyqësore do të vazhdohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Krasniqi.

Raste të sulmit ndaj zyrtarëve të policisë ndodhin thuajse çdo ditë./Lajmi.net/