Pesë përforcimet më të mira të verës

Arda Turan në Barcelonë është zgjedhur si përforcimi më i mirë i afatit kalimtar të verës nga lexuesit e “Goal.com”.

Sport

02/09/2015 15:59

Lexuesit e “Goal.com” kanë zgjedhur pesë përforcimet më të mira të afatit kalimtar të verës. Në pozitën e parë ka dalë Arda Turan i cili iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madrid.

Kurse, pas tij është renditur Raheem Sterling që u largua nga Liverpool për tek rivali i Premierligës, Manchester City. Jackson Martinez e kompletoi “podiumin” pas kalimit në Atletico Madrid nga Porto.

Kurse, blerja e Paulo Dybala nga Juventus zuri vendin e katërt para Iker Casillasit që kaloi në Porto nga Real Madrid.

 Top 5: 

  1. Arda Turan (Atletico de Madrid –> Barcelona)
  2. Raheem Sterling (Liverpool –> Manchester City)
  3. Jackson Martínez (Porto –> Atletico Madrid)
  4. Paulo Dybala (Palermo –> Juventus)
  5. Iker Casillas (Real Madrid –> Porto)