Pesë oferta për Blind

Daley Blind është njëri prej lojtarëve më të kërkuar këtë verë. Mbrojtësi holandez i ka marrë pesë oferta, ndërsa do ta zgjedh më të mirën në ditët në vazhdim.

Sport

20/07/2014 11:53

Daley Blind ia ka pa më së shumti hairin Botërorit të Brazilit. Futbollisti holandez është bërë objektiv i shumë skuadrave të njohura evropiane, pas paraqitjeve mbresëlënëse me përfaqësuesen holandeze, me të cilën e fitoi medaljen e bronztë.

Sipas medieve spanjolle, futbollistin e Ajaxit e pëlqejnë pesë skuadra. Përpos Barcelonës dhe Manchester Unitedit, që duken opsionet më serioze, interesim për futbollistin e krahut të majtë kanë shprehur edhe Arsenali, Liverpooli e Borussia Dortmundi.

Gjithashtu, Blind mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes. Për ta bindur Ajaxin që ta shesë, për Blind duhet të paguhen 22 milionë euro.