Pesë ndeshjet e Realit në të cilat do të mungojë Ronaldo

.

Sport

14/08/2017 16:11

Cristiano Ronaldo është dënuar me pesë ndeshje mos lojë.

Portugezit të Real Madridit, i ka kushtuar me pesë ndeshje mos lojë shtyrja e gjyqtarit në përballjen ndaj Barcelonës.

Ronaldo pas kartonit të dytë të verdhë, shtyu gjyqtarit në shenjë pakënaqësie për vendimin e tij.

Kjo shtyrje e gjyqtarit do t’i kushtojë shumë 32 vjeçarit, që do të mungojë në pesë ndeshjet në vazhdim, atë të kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Barcelonës, dhe në katër ndeshje tjera të La Ligas, atë ndaj La Corunas, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit./Lajmi.net/