Pesë mungesa ndaj Senegalit

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të mund të llogarisë në pesë futbollistë, në miqësoren ndaj Senegalit. Curri, Rexhepi, Jashanica, Rashkaj e Hetemaj nuk do të mund ta ndihmojnë ekipin e Albert Bunjakut të dielën.

Sport

22/05/2014 12:56

Kosova pati mungesa ndaj Turqisë, por kjo nuk është e tëra. Kjo pasi Albert Bunjaku nuk do të mund të llogarisë në pesë futbollistë që luajtën ndaj turqve, në miqësoren e së dielës ndaj Senegalit.

Bëhet fjalë për Debatik Currin, Lum Rexhepin, Bajram Jashanicën, Anel Rashkajn dhe Mehmet Hetemajn, të cilët nuk do ta marrin rrugën drejt Gjenevës në Zvicër, pasi kanë obligime ndaj klubeve përkatëse.

Gjithashtu, ka mundësi të mungojë edhe Fanol Perdedaj, i cili pësoi lëndim në ndeshjen e së mërkurës në “Adem Jashari”.

Po ashtu, as portieri Ilir Avdyli nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë me kontingjentin e Kosovës, për shkak të mungesës së vizës.