Pesë minuta pakujdesi, i kushtuan me humbje Kosovës (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sport

12/11/2016 19:49

‘Dardanët’ janë mposhtur në udhëtim nga Turqia me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së katërt të grupi I.

Ishin vendasit që patën iniciativën në minutat e parë të ndeshjes, por këtij presioni i bëri mirë ballë Kosova, me mbrojtje të fortë dhe mirë të organizuar.

Duke hasur në mbrojtje të ngjeshur, Turqia provoi disa herë edhe goditje nga jashtë zona, por ishte Samir Ujkani në nivel të detyrës, me disa pritje të jashtëzakonshme.

Vlen të ceket pritja që i bëri goditjes së fortë të Hakan Calhanoglu nga gjuajtja e lirë.


Samir Ujkani amazing SAVE – Turkey 0-0 Kosovo… by FootballLiveGoals

Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Kosova që kontrollonte ndeshjen, ndërsa në minutën e 45’, pati mundësi të artë shënimi kur një goditje e Valon Berishës, qëlloi shtyllën.

Fillimi i pjesës së dytë doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.

Pakujdesitë në mbrojtjen e Kosovës i shfrytëzuan mirë vendasit që shënuan dy gola të shpejtë.

Yilmaz në minutën e 51’ shënoi për epërsinë e parë, ndërsa në minutën e 55’, Sen dyfishoi epërsinë, epërsi që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e parë e Turqisë që tani numëron pesë pikë, ndërsa Kosova mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Ndeshja e radhës për Kosovën është ajo e 24 marsit të vitit të ardhshëm përballë Islandës si vendase.

 


Volkan Sen Goal HD – Turkey 2-0 Kosovo – 12.11… by Bundes-Liga


Burak Yilmaz GOAL HD – Turkey 1-0 Kosovo 12… by PatsaN4ik

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.