Pesë milionë vetura Dacia janë shitur që nga viti 2004

Dacia ka thyer edhe një rekord të ri, ku që nga viti 2004 ka arritur t’i shes pesë milionë vetura në të gjitha tregjet, ndërkaq një milion i ka shitur vetëm në Francë.

Auto & Tek

05/03/2018 16:18

Në më pak se 15 vite, Dacia ka kaluar nga një model i vetëm në gjashtë modele të ndryshme pa i humbur parimet dhe karakteristikat e veta: gjithmonë ofron kombinimin më të përshtatshëm të çmimit dhe performancës në treg.

Ky dinamizëm është reflektuar edhe në një rekord të vitit 2017:

– Sandero tanimë është vetura më e preferuar në Evropë (renditet e para në shitje)

– Vëllimi është rritur për 12 % në 655.000 njësi

Mbi të gjitha vlerësohet lidhja e fortë që është krijuar mes brendit dhe konsumatorëve të cilët tanimë janë fansa.