Pesë mënyrat si ta parandalojmë diabetin

Mënyra e të ushqyerit është padyshim një nga armët më të forta në përballjen me diabetin. Zgjedhjet ushqimore që ju bëni janë vendimtare për nivelin e sheqerit në gjak.

Lifestyle

17/10/2018 17:40

Por një dietë universale që të vlejë për këdo, nuk ekziston. E rëndësishme është që të balanconi karbohidratet, proteinat, yndyrat, të zgjidhni ushqimet, frutat apo perimet e freskëta dhe jo ato të përpunuara, të eliminoni yndyrat shtazore.

Me kohë, ju do ta kuptoni vetë se cili ushqim është i mirë për ju dhe cili jo, pavarësisht teorive të ndryshme, apo rezultateve që ka tek të tjerët.

Megjithatë në raste të tilla duhet rritur konsumimi i fibrave dhe s’duhet të mungojë furnizimi me proteina. Gjithashtu, frutat që vendosen në tavolinë duhet të zgjidhen me kujdes.

Bëni kujdes me zgjedhjen e ushqimeve

Nëse e keni gliceminën të lartë, duhet të bëni shumë kujdes me ato që vendosni në pjatë. Në fakt, më e rëndësishme është që ta mbani atë nën kontroll me anë të dietave dhe aktivitetit fizik të rregullt, për të shmangur diabetin e vërtetë. Këtu keni disa këshilla praktike të cilat duhet t’i lexoni përpara se të eksperimentoni recetat tona të shijshme kundër glicemisë.

1.Para së gjithash, shmangni sheqerin, miellin dhe produktet e tjera të ëmbla që përmbajnë sasi të larta sheqernash ose yndyrash. (antipastë, merenda, brioshë, biskota, ëmbëlsira me sheqer ose me mjaltë, etj). Nuk janë të këshillueshme pjatat e para si lazanjat, kanelonit, rizotot, etj. Ushqimet e gatshme ose të ngrira, sepse shpesh janë të pasura në yndyra, po ashtu edhe picat e zëvendësuesit e bukës, por me më shumë yndyrë dhe kripë (si biskotat me kripë, paninet me vaj dhe fokaçet).

2.Bëni kujdes me lëngjet e frutave dhe salcat e gatshme, të cilat shpesh përmbajnë sheqer në mënyrë që të mos thartohen. Nuk këshillohen pijet e ëmbëltuara (sepse e rrisin shpejt gliceminën në gjak), frutat e sheqerosura dhe lëngjet e frutave industriale.

3.Është mirë të mos konsumohen brenda të njëjtit vakt bukë dhe makarona, bukë dhe oriz, patate dhe makarona, picë dhe patate, sepse përveçse e vështirësojnë tretjen, ushqime të tilla favorizojnë rritjen e nivelit të glicemisë, duke shkaktuar mbipeshë, shëndoshje të barkut dhe diabet.

4.Si ëmbëltues mund të përdorini me kujdes fruktozën, ose stevian, e cila nuk ndikon në nivelin e glicemisë në gjak. Konsumoni drithëra (oriz, elb, tërshërë, etj) dhe derivate të tyre (bukë, makarona, kus-kus dhe miell integral).